Flash

Pas dy vitesh, Jessica Alba dhe producenti finalizojnë divorcin

Lapsi.al 15 February 2026
Pas dy vitesh, Jessica Alba dhe producenti finalizojnë divorcin

Aktorja e njohur Jessica Alba dhe producenti Cash Warren kanë finalizuar zyrtarisht divorcin, dy vite pasi u ndanë.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga mediat amerikane, ish-çifti – i martuar që prej vitit 2008 – nuk do t’i paguajë njëri-tjetrit mbështetje bashkëshortore. Megjithatë, është rënë dakord që Warren të marrë një shumë prej 3 milionë dollarësh për të balancuar ndarjen e pasurisë. Pagesa do të bëhet nga Alba në dy këste prej 1.5 milionë dollarësh – një tani dhe një pas një viti.

Alba, 44 vjeçe, dhe Warren, 47, janë prindër të tre fëmijëve: Honor (17), Haven (14) dhe Hayes (8). Ata u ndanë fillimisht në vitin 2024, ndërsa në janar 2025 aktorja paraqiti kërkesën për divorc pas 16 vitesh martesë dhe 20 vitesh së bashku.

Në një deklaratë në Instagram në atë kohë, Alba theksoi se ndarja erdhi pas një procesi të gjatë reflektimi personal. “Ne do të mbetemi përgjithmonë familje. Fëmijët tanë janë prioriteti ynë kryesor”, shkroi ajo, duke kërkuar gjithashtu privatësi. Çifti u njoh në vitin 2004 në xhirimet e filmit Fantastic Four në Vancouver, ku Alba luante rolin e Sue Storm, ndërsa Warren ishte asistent regjisor.

Alba është aktualisht në një lidhje me aktorin Danny Ramirez, me të cilin u përfol për herë të parë në maj 2025, pasi u panë duke u puthur në Londër. Ndërsa Warren është lidhur me modelen Hana Sun Doerr, me të cilën u fotografua në verën e vitit 2025 në Los Angeles.

 

Të këshilluara

Stefon Diggs reagon ndaj ndarjes nga Cardi B

Stefon Diggs publikoi një postim të gjatë në Instagram, vetëm tre ditë pasi skuadra e tij humbi ndaj Seattle Seahawks në Super Bowl 2026 — dhe një ditë para se ...

20:14

Ndahet nga jeta aktori i James Van Der Beek

Aktori James Van Der Beek, i njohur për publikun për rolin e tij në serialin ikonë “Dawson’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kan...

14:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI