Flash

EMRI+PAMJE/ Shqiptari humb jetën gjatë grabitjes së një shtëpie në Itali

Lapsi.al 15 February 2026
EMRI+PAMJE/ Shqiptari humb jetën gjatë grabitjes së një

Një shqiptar 46-vjeçar i identifikuar si Arben Kristo (Christea) humbi jetën teksa po përpiqej të largohej pas një grabitjeje në zonën e Gorellos në Arezzo të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se u plagos rëndë në këmbë nga një kunj hekuri i gardhit metalik që ishte vënë për të ruajtur të mbjellat nga derrat e egër dhe sipas autoriteteve humbi jetën për shkak të hemorragjisë.

Dy grabitës të tjerë që e shoqëronin u larguan pa lënë gjurmë. Megjithatë, policia italiane është duke verifikuar veprimet e një 76-vjeçari italian i cili ka qëlluar me armë kur ka parë grabitësit të dalin nga vila e vëllait të tij, i cili ndodhej jashtë për një darkë.

I moshuari ka thënë se ka dëgjuar alarmin dhe se kur ka dalë në ballon ka parë grabitësit që po largoheshin. Ai ka thënë se ka marrë një armë që e mbante me leje dhe ka qëlluar dy herë në ajër me qëllim që t’i trembte grabitësit.

Për momentin nuk ka akuza të ngritura ndaj tij. Fillimisht pritet të dalin analizat e autopsisë dhe një analizë balistike që do të përcaktojë afatin e saktë kohor të ngjarjes. Hetuesit po përqendrohen edhe te lëvizjet e bandës, që besohet se janë nga zona e Romës.

Arbeni thuhet se qëndronte ilegalisht në Itali dhe ka pasur disa dënime të mëparshme për krime kundër pronës. Hetimet nuk kanë identifikuar ende një adresë specifike se ku ai po qëndronte. Para incidentit, u raportuan dy raste të tjera për tentativë grabitjeje në zonë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kjo është anija më inovative në botë

Quhet Canopée dhe është konsideruar si anija më inovative në botë. Ajo është një anije mallrash, 121 metra e gjatë dhe 22 metra e gjerë. Është e ndërtuar për të...

18:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI