Flash

Cynthia Erivo reagon ndaj thashethemeve për romancë me Ariana Grande

Lapsi.al 15 February 2026
Cynthia Erivo reagon ndaj thashethemeve për romancë me Ariana Grande

Cynthia Erivo ka reaguar ndaj thashethemeve se ajo dhe Ariana Grande, janë të përfshira në një lidhje romantike.

Dy aktoret, që luajtën në adaptimin filmik me dy pjesë të muzikalit të famshëm “Wicked”, tërhoqën vëmendjen e fansave për afrimitetin e tyre gjatë tureve promocionale, duke nxitur spekulime për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Në një intervistë për revistën Stylist, të publikuar më 10 shkurt, Erivo e cilësoi situatën si “një magjepsje të çuditshme”.

“Njerëzit ose mendonin se po e bënim për kamerat, ose se ishim të dashura,” tha ajo.

Aktorja theksoi se publiku nuk është mësuar të shohë miqësi të thella dhe platonike mes grave në sy të publikut.

“Nuk jemi mësuar ta shohim këtë në kamera, përpara njerëzve. Një marrëdhënie ku njerëzit janë të lidhur ngushtë ndonjëherë i bën të tjerët të ndihen në siklet; nuk jemi mësuar se këto marrëdhëënie janë të mira për ne,” u shpreh Erivo.

Nga ana e saj, Grande, 32 vjeçe, foli më herët për afrimitetin mes tyre gjatë një paraqitjeje në podcastin “Good Hang” të moderuar nga Amy Poehler.

Këngëtarja e hitit “Thank U, Next” shpjegoi se i pëlqen të “kanalizojë energjinë përmes duarve”.

“Gjithmonë po mbaj dorën e dikujt, po shtrëngoj diçka ose po zgjatem drejt dikujt që është pranë meje,” tha ajo, duke shtuar se me Erivo bëjnë përpjekje të qëndrojnë të lidhura pavarësisht angazhimeve të shumta.

Të dyja artistet janë aktualisht në lidhje me persona të tjerë. Grande është në një marrëdhënie me kolegun e saj nga “Wicked”, Ethan Slater, ndërsa Erivo është prej kohësh në një lidhje me krijuesen e serialit “The Chi”, Lena Waithe.

Ndërkohë, pjesa e dytë e filmit, “Wicked: For Good”, u la jashtë nominimeve në Oscar 2026, duke mos marrë asnjë nominim nga Akademia.

Kjo erdhi pasi filmi i parë “Wicked” kishte siguruar 10 nominime në Oscar 2025, duke fituar çmimet për Kostumografinë dhe Skenografinë më të Mirë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI