Flash

10 mijë prezervativë mbaruan në 3 ditë në fshatin e Lojërave Olimpike

Lapsi.al 15 February 2026
10 mijë prezervativë mbaruan në 3 ditë në fshatin e

Alarmi u dha që përpara ditës së Shën Valentinit. Në Cortina, fshatin olimpik të lojërave dimërore mbaruan prezervativët brenda 3 ditëve. Në farmaci ngrinin supet dhe shpreheshin se “do të marrin furnizime së shpejti”. Autoritetet sqaruan se 10 mijë prezervativë, me logon olimpike avulluan. Në këtë fshat janë strehuar 2800 atletë.

Organizatorët thonë se shumë shpejt do të ketë prezervativë falas për sportistët. Produkte të tjera higjienike dhe kujdesi për lëkurën, duke përfshirë peceta sanitare, furça dhëmbësh e kështu me radhë kishte në dispozicion.

“Sinqerisht, e zbulova këtë mëngjes kur hapa Instagramin dhe u shokova", - tha patinatori artistik meksikan Donovan Carrillo, i habitur nga shpejtësia me të cilën u përhap lajmi në mediat sociale. Ndërsa skiatorja Mialitiana Clerc u shpreh: "Edhe unë dëgjova për këtë histori në Instagram. Është shumë qesharake, por nuk më trondit aq shumë, sepse e di që shumë njerëz përdorin prezervativë në Lojërat Olimpike."

Clerc kujtoi përvojën e Lojërave të mëparshme Olimpike Dimërore të Pekinit 2022: "Kishte kuti plot me prezervativë në hyrje të çdo ndërtese dhe mbaronin çdo ditë. Ndoshta dikush do t'i marrë për t'ua dhënë miqve të tij në shtëpi si dhurata."

Shpërndarja falas e prezervativëve për atletët është një traditë e mirënjohur në Lojërat Olimpike, e lindur për qëllime parandalimi shëndetësor dhe ndërgjegjësimi. Me kalimin e kohës, megjithatë, është bërë edhe një simbol i vogël "pop" i ngjarjes, veçanërisht kur pajisjet mbajnë logon zyrtare të edicionit aktual. Në Cortina, falë atmosferës festive, furnizimet mbaruan në kohë rekord. Por nuk ka nevojë për panik: furnizimi është planifikuar dhe Fshati Olimpik po përgatitet të kthehet në normalitet. Ose pothuajse. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI