Flash

Plagosja e 18-vjeçares, pronari i hotelit i njohur për përplasjen me Saimir Tahirin

Lapsi.al 14 February 2026
Plagosja e 18-vjeçares, pronari i hotelit i njohur për

Vladimir Gjuta rezulton pronari i hotelit, ku u vetëplagos 18-vjeçarja mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë. 18-vjeçarja ishte e dashura e nipit të Gjutës, i cili është shpallur në kërkim për mos kallëzim krimi.

Gjuta nuk është një emër i padëgjuar për policisë dhe drejtësinë shqiptare.

Në vitin 2021 ai u dënuar me pesë vite burg, pasi u arrestua në shkurt të viti 2020, pasi kishte një armë me vete pranë selisë së PS.

në kërkim në lidhje me atentatet me tritol ndaj familjes së ministrit Tahiri, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Biznesmeni 34-vjeçar është arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa ngjarja më e fundit që e vuri atë në pranga është goditja që i bëri një punonjësi të Policisë Rrugore.

Gjuta u arrestua në dhjetor të 2014-ës pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë fyen dhe goditën për shkak të detyrës një polic rrugor pas vendosjes së gjobës për parkim të gabuar. Ngjarja e rreth 3 muajve më parë u shënua në rrugën “Dervish Hima” përballë kazinosë që ndodhet në pronësi të Gjutës. Policia mori shkas nga ky incident për të kontrolluar biznesin e 34-vjeçarit për zhvillim aktiviteti të paligjshëm. Gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të cilën Gjuta e vuante edhe aktualisht.

Vladimir Gjuta me origjinë nga Kukësi dhe banim në Tiranë dhe me arsim 8-klasë është përfshirë edhe në një përleshje të armatosur në Kukës në vitin 2013. Konflikti dyshohet se nisi për një borxh mes Vladimir Gjutës dhe biznesmenit Ardian Trota, ky i fundit i njohur si i forti i Kukësit, ndaj të cilit janë kryer disa atentate. Të dy biznesmenët mbetën të plagosur nga përleshja, por asnjëherë nuk u pranua prej tyre se ishin përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe nipi i Gjutës Baftjar Bruka. Ky i fundit është shpallur gjithashtu në kërkim për sulmet me tritol ndaj familjes së Tahirit.

Biznesmeni 34-vjeçar nga Kukësi është arrestuar gjithashtu më parë, edhe për pengmarrje, për mbajtje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Të këshilluara

Kushte të paqëndrueshme, moti për sot

Gjatë ditës së sotme, vendi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe ...

09:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI