Flash

Mbrojtja e parashë cash me Kushtetutë, Zvicra voton më 8 mars

Lapsi.al 14 February 2026
Mbrojtja e parashë cash me Kushtetutë, Zvicra voton më 8 mars

Në Zvicër po zhvillohet një debat i gjerë mbi të ardhmen e parasë fizike. Më 8 mars, qytetarët do të votojnë nëse do të miratojnë një reformë kushtetuese që synon të garantojë me ligj disponueshmërinë e parasë cash në vend.

Nisma, e titulluar “Po për një monedhë zvicerane të pavarur dhe të lirë me monedha ose kartëmonedha”, është promovuar nga Movimento svizzero per la libertà, një lëvizje që u bë e njohur gjatë pandemisë së COVID-19 për qëndrimet e saj kundër vaksinimit.

Qëllimi i propozimit është të shmangë zhdukjen graduale të parasë fizike, në një kohë kur pagesat elektronike po fitojnë terren. Përveç kartave bankare, në vend përdoret gjerësisht edhe aplikacioni Twint, i cili mundëson pagesa përmes kodit QR direkt nga telefoni celular.

Sipas një sondazhi të publikuar nga Bankës Kombëtare Zvicerane, 95% e popullsisë vazhdon të përdorë para cash. Në qarkullim ndodhen mesatarisht rreth 73 miliardë franga zvicerane. Megjithatë, 70% e pagesave kryhen tashmë përmes mjeteve elektronike. Ndërkohë, më shumë se gjysma e qytetarëve do të donin të hiqeshin nga përdorimi monedhat 5 centëshe, të cilat konsiderohen të bezdisshme.

Në qytetin e Lugano, autoritetet lejojnë edhe pagesën e taksave me kriptovaluta, duke reflektuar hapjen ndaj teknologjive të reja financiare.

Mbështetësit e nismës argumentojnë se paraja fizike mbetet e domosdoshme, sidomos në rastet e sulmeve kibernetike ndaj bankave apo reduktimit të bankomateve dhe sporteleve bankare për arsye kursimi. Sipas tyre, frangu zviceran konsiderohet një aset i sigurt, krahas arit dhe pasurive të paluajtshme.

Lëvizja kërkon gjithashtu që çdo kalim i mundshëm në një monedhë tjetër, edhe pse aktualisht i largët, të miratohet vetëm përmes referendumit popullor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI