Flash

Helmimi i Navalny, paralajmërohet dhe Zelensky/ Reagon Rusia: Propagandë Perëndimore

Lapsi.al 14 February 2026
Helmimi i Navalny, paralajmërohet dhe Zelensky/ Reagon Rusia:

Lideri i opozitës ruse, Alexey Navalny, i cili vdiq dy vjet më parë, u helmua ndërsa ishte në burg. Helmi vinte nga nga një toksinë e gjetur në bretkosat helmuese në Amerikën e Jugut. Dy vjet pasi Konferenca e Sigurisë në Mynih u trondit nga lajmi për vdekjen në burg të kritikut të Kremlinit, shërbimet sekrete të pesë vendeve perëndimore deklaruan se opozitari rus u helmua me epibatidinë, një neurotoksinë vdekjeprurëse. Sipas tyre, vetëm shteti rus kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për ta përdorur gjatë burgimit të tij në Siberi. Ata thonë se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për vdekjen.

Autoritetet ruse më herët e kishin atribuuar vdekjen e tij një “kombinimi sëmundjesh”. Ky pretendim që u prit me skepticizëm. Laboratorë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda kanë gjetur gjurmë të toksinës në mostra indi të nxjerra fshehurazi nga Rusia. Sipas ekspertëve, substanca shkakton paralizë të shpejtë dhe insuficiencë respiratore, ndërsa simptomat e raportuara përputhen me efektet e saj.

Pesë vendet pritet t’i paraqesin gjetjet pranë Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, duke akuzuar Rusinë për shkelje të detyrimeve ndërkombëtare. Moska e ka hedhur poshtë deklaratën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cilësoi atë si mashtrim të propagandës perëndimore. Ajo deklaroi se një reagim zyrtar do të vijë vetëm pasi të bëhen publike rezultatet dhe formulat e substancave të përmendura.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh në Mynih se nuk mendon se Vladimir Putin mund të ketë plane për ta helmuar atë.

"Nuk mund të mendoj për Vladimir Putinin dhe planet e tij për të më helmuar, nëse ka ndonjë. Përpiqem të mos mendoj për këtë. Përndryshe do të mendoja vetëm për këtë gjë", deklaroi Zelensky për gazetarët në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI