Flash

Reagimi që ndezi rrjetin: Jaden Smith largohet pas pyetjes për Ye

Lapsi.al 13 February 2026
Reagimi që ndezi rrjetin: Jaden Smith largohet pas pyetjes për Ye
Jaden Smith u largua papritur nga një intervistë pasi u pyet për Kanye West gjatë premierës së “Coulda Been Love 2” në Los Anxhelos, të mërkurën. “Shoh që po punon me Steven Smith, i cili ka dizajnuar me Ye. Çfarë po përgatisni?” – e pyeti një gazetare e Complex reperin 27-vjeçar, sipas një videoje nga eventi. Në vend që t’i përgjigjej pyetjes, Jaden u largua menjëherë nga intervista. “Me sa duket nuk do ta marrim vesh kurrë,” komentoi gazetarja pak çaste pas largimit të tij të papritur.
Djali i Will Smith dhe Jada Pinkett Smith u emërua në shtator drejtori i parë kreativ mashkull i markës Christian Louboutin. Ai ka për detyrë të mbikëqyrë krijimin e katër koleksioneve në vit, përfshirë këpucë, produkte lëkure dhe aksesorë, dhe prezantoi dizajnet e para gjatë Javës së Modës për Meshkuj në Paris muajin e kaluar. Këngëtari i “Icon” ka bashkëpunuar gjithashtu me dizajnerin e njohur të atleteve Steven Smith për një model të ri. Smith, 60 vjeç, ka punuar më herët me West në markën e tij Yeezy. Ende nuk dihet saktësisht pse Jaden reagoi në atë mënyrë kur u përmend emri i autorit të “Donda”, por fansat reaguan menjëherë në rrjetet sociale. Disa e kritikuan për mungesë respekti, ndërsa të tjerë e mbrojtën, duke theksuar se intervista ishte për të dhe jo për West. Në një intervistë për Complex në vitin 2019, Jaden kishte treguar se nuk ishte më “cool” me reperë si West, Drake dhe Donald Glover, pasi kishte nisur të krijonte muzikën e tij dhe nuk ishte më “Little Homie”. Ai bëri bujë edhe në tetor 2022, kur u largua nga sfilata YZY SZN 9 e West në Paris, pas prezantimit të dizajneve kontroverse “White Lives Matter”. Në atë kohë, Jaden shkroi në rrjetet sociale: “Isha i detyruar të largohem” dhe “Nuk më intereson kush është, nëse nuk e ndjej mesazhin, largohem”, duke shtuar edhe një postim “Black Lives Matter”. Ndërkohë, West pati hedhur më herët komente thumbuese për prindërit e Jaden, duke përmendur marrëdhënien e tij me ish-bashkëshorten Kim Kardashian dhe duke bërë krahasime me martesën e Will dhe Jada Pinkett Smith.  

Të këshilluara

Stefon Diggs reagon ndaj ndarjes nga Cardi B

Stefon Diggs publikoi një postim të gjatë në Instagram, vetëm tre ditë pasi skuadra e tij humbi ndaj Seattle Seahawks në Super Bowl 2026 — dhe një ditë para se ...

20:14

Ndahet nga jeta aktori i James Van Der Beek

Aktori James Van Der Beek, i njohur për publikun për rolin e tij në serialin ikonë “Dawson’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kan...

14:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI