Flash

Kultivonin dhe trafikonin drogë, tre të arrestuar në Kukës

Lapsi.al 13 February 2026
Kultivonin dhe trafikonin drogë, tre të arrestuar në Kukës

Policia ka arrestuar tre persona në qytetin e Kukësit. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi kultivonin dhe trafikonin lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia, u sekuestrua 459 gr kokainë. Mbi të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’.

Njoftimi i policisë

Hetimet e Prokurorisë Kukës çojnë në arrestimin e 3 personave të dyshuar për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, sekuestrohet 459 gr kokainë. Pas një hetimi tre mujor të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit, u mundësua arrestimi i tre shtetasve, A.I., E.K. dhe H.E.

Arrestimi u realizua në kuadër të hetimeve të realizuara me metoda speciale mbi procedimin penal nr.677, të vitit 2025 regjistruar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, parashikuar nga neni nr.283 i Kodit Penal.

Gjatë procedimit me blerje të stimuluar, u sekuestruan 12.5 gramë lëndë e dyshuar kokainë dhe gjatë operacionit të sotëm u gjet dhe sekuestrua 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e veprimtarisë kriminale në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI