Flash

Armatosja e Serbisë, Vuçiç: Arsyeja, aleanca ushtarake Shqipërisë-Kosovë- Kroaci

Lapsi.al 13 February 2026
Armatosja e Serbisë, Vuçiç: Arsyeja, aleanca ushtarake

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se është shumë i shqetësuar për aleancën mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Duke folur para gazetarëve në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Vuçiç theksoi se ende po pret përgjigje në pyetjen se pse po krijohet një aleancë ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Ai paralajmëroi se kjo është arsyeja pse Serbia do të investojë më shumë në mbrojtje.

“Me formimin e një aleance ushtarake të Kroacisë me Prishtinën dhe Tiranën, ne jemi seriozisht të rrezikuar dhe do të merremi me këtë çështje me shumë seriozitet. Së shpejti do të marr pjesë në kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes [të Serbisë] dhe do të vizitoj të gjitha fabrikat e industrisë ushtarake. Do të investojmë një shumë të madhe shtesë të parave në fabrikat e industrisë ushtarake”, tha Vuçiç, duke shtuar se nga tani e tutje “30, ndoshta deri në 40 për qind” e prodhimit ushtarak do të destinohet drejtpërdrejt për Serbinë.

Në mars të vitit të kaluar, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Në paktin mbrojtës thuhet se tri shtetet do të bashkëpunojnë për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. Ministrat e mbrojtjes të tri vendeve mbajtën një takim më herët gjatë muajit shkurt, ku diskutuan për zbatimin e kësaj deklarate.

Ndërkohë, pas një takimi mes gjeneralëve të ushtrive të tri shteteve të mbajtur më 11 shkurt u tha se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët gjatë këtij viti. Këtë deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, Vuçiç e ka përshkruar si një aleancë ushtarake dhe sulmuese kundër serbëve dhe Serbisë.

Vuçiç po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila është një nga mbledhjet më të rëndësishme ndërkombëtare gjeopolitike të vitit. Në konferencë marrin pjesë qindra udhëheqës dhe politikanë nga e gjithë bota, në mesin e tyre edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Fokus i konferencës së këtij viti është e ardhmja e aleancës transatlantike dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Në margjinat e konferencës, presidenti i Serbisë u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili i shprehu udhëheqësit serb pakënaqësitë e Brukselit për ligjet që janë miratuar së voni nga Beogradi sa i përket fushës së drejtësisë.

“Nëse Komisioni i Venecias jep komente negative, ne do të veprojmë në përputhje me to. Ne jemi një shtet i pavarur dhe sovran dhe hartojmë ligjet tona”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi, dhe njoftoi se në gjysmën e parë të këtij viti do të vizitojë Pekinin, ku do të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping.

Të këshilluara

Analiza në BIRN: I papezullueshmi, Edi Rama

Nga Gjergj Erebara/ Gjashtë vjet më parë, të bezdisur nga aktiviteti politik i Ilir Metës, personin që vetë e kishin zgjedhur President të Republikës, mazhoranc...

21:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI