Flash

Vijojnë dorëheqjet nga qeveria britanike, ikën edhe sekretari i përgjithshëm

Lapsi.al 12 February 2026
Vijojnë dorëheqjet nga qeveria britanike, ikën edhe sekretari i

Sekretari i përgjithshëm i qeverisë britanike, Chris Wormold, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen. Ajo u parapri nga largimi nga Morgan McSweeney, shefi i stafit të Starmer, dhe nga Tim Allan, Drejtor i Komunikimit të kryeministrit britanik, i cili thuhet se synon të ristrukturojë stafin e tij pas skandalit Mandelson.

"Unë i jam shumë mirënjohës Sir Chris për karrierën e tij të gjatë dhe të shquar si një nëpunës publik, që përfshin mbi 35 vjet, dhe për mbështetjen që më ka dhënë gjatë vitit të kaluar. Unë ramë dakord me të që ai të jepte dorëheqjen si sekretar i kabinetit sot." tha kryeministri Keir Starmer.

Nga ana e tij, Chris Wormold tha se ishte një nder dhe një privilegj për mandatin e tij, duke shprehur falënderimet e tij për ish-bashkëpunëtorët e tij. Pas një mandati prej vetëm një viti ai u emërua në dhjetor 2024, sekretar i përgjithshëm i qeverisë më jetëshkurtër në Britani.

Kryeministri Keir Starmer madje është vënë nën presion nga anëtarët e partisë së tij për të dhënë dorëheqjen. Mediat shkruajnë se të dhënat e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbuluan lidhjet e ngushta të Mandelson me financierin amerikan Jeffrey Epstein.

Për shkak të zbulimeve, shumë vunë në dyshim gjykimin e Starmer në një kohë kur popullariteti i kryeministrit në sondazhe po bie, vetëm 18 muaj pasi ai fitoi me lehtësi zgjedhjet parlamentare në Britani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI