Flash

Lubonja: Arsyeja pse Rama po e mbron Belinda Ballukun

Lapsi.al 12 February 2026
Lubonja: Arsyeja pse Rama po e mbron Belinda Ballukun

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te akuzat e SPAK ndaj Belinda Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra si zv/kryeministre, teksa SPAK ka kërkuar arrestimin e saj.

Lubonja ngriti pikëpyetje mbi trajtimin e çështjes së Ballukut në krahasim me rastin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke sugjeruar se ndryshimi mund të lidhet me ndikimin politik të aferave të dyshuara.

“Ku është ndryshimi mes Ahmetajt dhe Ballukut? A u gjetën krime te Ahmetaj dhe te Balluku nuk po gjenden? Apo ndryshimi është se krimet e Ahmetajt nuk e preknin Ramën, ndërsa këto të Ballukut e prekin? Unë besoj se është kjo e dyta”, - u shpreh ai.

Sipas tij, kur çështje të tilla reduktohen në debate procedurale, thelbi i problemit humbet. Ai theksoi se imuniteti i Ballukut duhet të hiqet, duke shtuar se kjo nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e saj nga detyra.

“Janë shtuar prova të tjera për Ballukun dhe ndaj SPAK ka kërkuar arrestimin e saj. Unë gjykoj se është kështu”, - tha Lubonja.

Ajo komentoi edhe protestën e 10 shkurtit duke u shprehur se protesta duhet të kishte tjetër dinamikë, referuar kauzave për të cilat ato u organizuan.

Sipas Lubonjës, nisur nga vjedhjet që ka bërë zv/kryeministrja, duhet të ishte djegur Kuvendi, por opozita është dobësuar duke mos mundur të organizojë protesta më të fuqishme.

“Problem është raporti i pushtetit me protestat, që nuk pranohen. Unë mendoj se opozita është dobësuar. Këtu duhen protesta shumë më të forta, me këto vjedhje që ka bërë Balluku me Ramën mund të ishte djegur Kuvendi. Ne bëjmë sikur protestojmë, jemi popull i nënshtruar.

Do e kishin djegur po të ishte popull nga këta perëndimorët, atë Betino Kraksin kur i doli skandali, e kanë pritur të dalë nga hoteli dhe kanë dashur ta linçojnë. Ndaj këtu duhet ridimensionuar çdo gjë. Ca ti bësh këtyre, këta janë banditë. Protestat thonë bëjini paqësore. Përdorimi i molotovëve është normale, nuk u vra njeri.

E keni parë çfarë bëjnë grekët, francezët? Ne popull dele jemi, duan të na bëjnë kafshë më të butë. Meqë më përmendët 21 janarin, e kam thënë dhe herë tjetër, 700 mijë euro ishte biseda e Metës me Priftin. Deklaratat e PS atëherë ishin që populli nuk duron dot më. Dhe këta nuk e morën përgjegjësinë si organizatorë” – tha Lubonja. ©LAPSi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI