Flash

Kontrata i mbyllet në qershor por Sylvinho flet për Nations League: “Grup i vështirë”

Lapsi.al 12 February 2026
Kontrata i mbyllet në qershor por Sylvinho flet për Nations League:

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel, që e pozicionoi Shqipërinë në Grupin C1, përballë Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos. Tekniku Sylvinho, në Bruksel për shortin, ka folur për kundërshtarët me të cilët Shqipëria do të përballet, pasi kontrata e tij të ketë përfunduar.

Sylvinho u ndal te rëndësia e momentit aktual dhe përqendrimi i skuadrës. Megjithatë, pavarësisht shortit dhe kundërshtarëve të përcaktuar, fokusi i kuqezinjve mbetet te sfida më e afërt dhe më e rëndësishme, ndeshjet e fazës play-off të Botërorit 2026: “Është gjithmonë një kompeticion shumë i vështirë, shumë i bukur. Luhet në një mënyrë shumë të shpejtë, zgjat praktikisht dy-tre muaj. Këtë herë bëhet në dy muaj. Gjithçka luhet shumë shpejt, është një kompeticion i bukur. Kemi parë këtu shumë skuadra të forta”.

Lexo më tej: "Të paktën nuk do të udhëtojmë shumë larg": Duka flet për shortin e Nations League

Tekniku brazilian ka pranuar pa hezitim se ka kohë për të menduar për kundërshtarët që mësoi sot: “Dhe pastaj, për ne nuk është e lehtë të mendojmë edhe për Nations League, pra të arrijmë në atë moment, sepse ne e kemi mendjen prej rreth një muaji e gjysmë duke punuar për play-off-et. Është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, si federatë dhe si vend, por sigurisht… tani presim që të vijë momenti i duhur. Një grup gjithmonë shumë i vështirë, por në këtë moment e kemi mendjen te play-off-i i marsit” – tha trajneri Sylvinjo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI