Flash

E rëndë në Itali/ Djali vret nënën e moshuar dhe gropos trupin e saj në pyll

Lapsi.al 12 February 2026
E rëndë në Itali/ Djali vret nënën e moshuar dhe gropos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 58-vjeçar ka vrarë nënën e tij 86-vjeçare dhe ka varrosur trupin e saj në një pyll pranë Palazzina di Caccia në Torino. Dyshohet që vrasja të jetë kryer disa muaj më parë. Mediat italiane shkruajnë se humbja e saj u raportua nga fqinjët.

Policia italiane kontaktoi djalin e saj dhe e mori në pyetje në lidhje me zhdukjen e së ëmës. Fillimisht, 58-vjeçari tha se nëna e tij kishte vdekur për shkaqe natyrale, por më vonë ai pranoi të tregonte se ku e kishte fshehur trupin e nënës së tij.

"Unë varrosa trupin e nënës sime, mund ta gjeni pranë shtëpizës së gjuetisë në Stupinigi. Kisha frikë se mos humbisja pensionin" tha i arrestuari.

Policia po heton se çfarë ndodhi me viktimën dhe marrëdhënien që ajo kishte me djalin e saj. Së fundi, do të jetë autopsia që do të sqarojë dinamikën e saktë të vdekjes së gruas.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI