Flash

Tension, kartona të kuq e penallti në shtesë: Partizani dënon Elbasanin në Kupë

Lapsi.al 11 February 2026
Tension, kartona të kuq e penallti në shtesë: Partizani

Partizani ka arritur një fitore minimale 1-0 ndaj Elbasanit në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Një sfidë të mbushur me raste të humbura dhe momente kontestuese.

Pjesa e parë u dominua nga të kuqtë, të cilët krijuan shumë mundësi për gol, por nuk arritën të gjenin rrjetën përballë portierit Janaček. Elbasani përmirësoi lojën e tij në pjesën e dytë, duke iu afruar golit dhe goditur edhe shtyllën.

Skuka vendimtar në fund

Në minutat e fundit, në një situatë të tensionuar, Skuka u pengua nga Kasa. Gjyqtari fillimisht akordoi faull jashtë zonës, por më pas e ndryshoi vendimin dhe dha penallti. Skuka nuk gaboi nga pika e bardhë, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes. Kështu Partizani mori fitoren në transfertë, pavarësisht kontestimeve nga ekipi vendas.

Oltijon Kërnaja: Dominuam dhe meritonim më shumë

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, u shpreh entuziast për mënyrën se si ekipi luajti: “Sa për lojën, kemi dominuar totalisht. Në pjesën e parë duhej të mbyllej 3 apo 4-0, me raste me portën bosh dhe vetëm portierin përballë. Të gjithë djemtë kanë dhënë maksimumin. Edhe ata që luajtën pak më pak, dhe falë analizës dhe punës së stafit arritëm të kontrollonim lojën. Ky ekip është agresiv, vrapon pa fund dhe ka volum dhe dëshirë për të fituar. Jam i kënaqur me paraqitjen e tyre,” tha Kërnaja për RTSH.

Hektor Idrizaj: Optimist për ndeshjen e kthimit

Zëvendëstrajneri i Elbasanit, Hektor Idrizaj, mbajti një qëndrim optimist pas humbjes minimale:
“Nuk mendoj se është e vështirë ta përmbysim Partizanin. Ishte një ndeshje me dy tablo: pjesa e parë foli për Partizanin dhe e dyta për ne. Çdo gjë është e hapur, dhe ne do të bëjmë maksimumin për të kthyer rezultatin. Ka edhe 90 minuta dhe skuadra ka forcën të rikuperojë,” tha Idrizaj për RTSH, duke analizuar edhe momentet e humbura dhe tranzicionet e skuadrës së tij.

Ky rezultat i jep Partizanit avantazh të vogël për ndeshjen e kthimit, ndërsa Elbasani do të përpiqet të rikthehet në lojë dhe të kërkojë një surprizë në transfertë.

[video width="652" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/698cbd44bf1c7.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI