Flash

“Ndjehemi të cenuar”: Elbasani akuzon arbitrat… me foton e gabuar

Lapsi.al 11 February 2026
“Ndjehemi të cenuar”: Elbasani akuzon arbitrat… me foton

Nervat e fushës Elbasani i kalon në komunikatë për shtyp, duke akuzuar vendimet e arbitrave pas humbjes në Kupë ndaj Partizanit. “Ndjehemi të cenuar nga arbitrat, të veprojnë me paanshmëri dhe integritet”, shkruhet në deklaratën e klubit verdheblu, shoqëruar edhe me një foto të episodit vendimtar të ndeshjes ku Arsen Kasa tërhoqi nga fanella Xhuljano Skukën.

Verdheblutë ishin dukshëm të acaruar për rastin që vendosi ndeshjen, penalltinë që u akordua në favor të Skukës, teksa pretenduan se ishte bërë një padrejtësi ndaj tyre, si në raste të mëparshme gjatë këtij viti. Vetëm se foto është marrë në momentin e fillimit të faullit, jashtë zonës, ndërsa faulli ka përfunduar brenda zonës, çka e bëri arbitrin Vrapi të akordonte penallti, pas komunikimit me asistentin e tij dhe të përjashtonte futbollistin e Elbasanit për heqjen e mundësisë së shënimit të kundërshtarit dhe faull si lojtar i fundit

KOMUNIKATË ZYRTARE

Që nga muaji janar i këtij viti, ndaj ekipit të Elbasanit janë akorduar katër penallti kundër, të cilat në të katër rastet kanë qenë tepër të diskutueshme.

Rasti i paraqitur në këtë foto është momenti i fundit flagrant, i ndodhur në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, një tjetër penallti e diskutueshme, që ka ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën dhe mbarëvajtjen e takimit.

Si klub, ndihemi të cenuar nga vendime të përsëritura, shumë të diskutueshme dhe jo korrekte të arbitrave, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e ndeshjeve tona.

Ne kërkojmë nga Kolegjiumi i Arbitrave dhe nga vetë arbitrat që të jenë në lartësinë e detyrës, të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe integritet të plotë, duke shmangur çdo vendim që mund të perceptohet si i favorshëm apo i njëanshëm.

Respekti për garën dhe drejtësinë sportive duhet të jetë mbi gjithçka.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI