Flash

Dinamo fiton bindshëm ndaj Tiranës dhe afrohet me gjysmëfinalet e Kupës

Lapsi.al 11 February 2026
Dinamo fiton bindshëm ndaj Tiranës dhe afrohet me gjysmëfinalet e

Dinamo ka marrë një fitore 2-0 ndaj Tiranës në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve.

Blutë kontrolluan lojën që nga minuta e parë, duke kërkuar vazhdimisht golin. Tirana mbeti kryesisht në pritje të një kundërsulmi që nuk u konkretizua gjatë gjithë sfidës. Gol i avantazhit erdhi falë Vilës, ndërsa Bregu vulosi rezultatin në shtesë. Ky rezultat i jep Dinamos një avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit.

Ilir Daja: Kënaqësi për fitoren dhe kontrollin e lojës

Pas ndeshjes, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, shprehu kënaqësinë e tij për fitoren dhe performancën e ekipit:
“Të fitosh në derbi me Tiranën është gjithmonë kënaqësi. Kupa ka 180 minuta dhe kjo ishte vetëm ndeshja e parë, por kemi bërë një hap të mirë. Ekipi ka luajtur sipas asaj që kërkon Kupa, duke qenë i ekuilibruar dhe duke krijuar rrezik në zonat vendimtare. Është e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë mirë edhe në ndeshjen e kthimit,” tha Daja, duke përmendur edhe golin e anuluar të Vilës: “Për çfarë duhej ta prekte atë topin? Do ta shohim e diskutojmë…”

Ardijan Nuhiju: Mungesat dhe përqendrimi te kampionati

Nga ana tjetër, trajneri i Tiranës, Ardijan Nuhiju, theksoi se mungesat dhe forma jo optimale e disa lojtarëve ndikuan te paraqitja e ekipit:
“Mungesat ndikojnë padiskutim, janë futbollistë shumë të rëndësishëm për ne. Kjo ishte maksimumi i skuadrës sot, dhe u munduam të shfrytëzojmë forcat që kishim. Nëse do kishim të gjithë lojtarët në formë, do të flisnim ndryshe. Nuk është dorëzim, por përqendrimi ynë kryesor mbetet te kampionati dhe ndeshja e radhës,” tha Nuhiju për RTSH.

Me këtë fitore, Dinamo ka ngritur në maksimum mundësinë për të siguruar një vend në gjysmëfinale, ndërsa Tirana do të përpiqet të rikuperojë forcat dhe lojtarët e munguar për ndeshjen e kthimit.

[video width="642" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/698c9137673c3.mp4"][/video] [video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/698c8d5bb6a9a.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI