Flash

Conte i tërbuar me arbitrin Manganiello pas eliminimit: “Shko ta shohësh, kokë ka*i”

Lapsi.al 11 February 2026
Conte i tërbuar me arbitrin Manganiello pas eliminimit: “Shko ta
Antonio Conte nuk e fsheh zemërimin e tij pas humbjes në Kupën e Italisë me Napolin. Një ndeshje, sipas trajnerit të napolitanëve, e vendosur edhe nga disa vendime arbitrare: “Nuk duhet të flasim gjithmonë për arbitrat sepse në çdo ndeshje ka dikë që ankohet. Sigurisht që nuk është një sezon i mirë për arbitrat dhe VAR-in, shpresoj që të gjejnë diçka për ta përmirësuar situatën, sepse po ankohen të gjithë. Ashtu si ne përmirësojmë skuadrat tona, edhe Rocchi duhet të përmirësojë arbitrat dhe VAR-in. Ka shumë ankesa, kjo nuk i bën mirë futbollit”. Conte ishte nervozuar me skuadrën edhe gjatë ndeshjes për mosdhënien e kartonit të kuq ndaj Jacopo Ramon pas një faulli ndaj Hojlund në kufijtë e zonës. Tekniku pati rezerva të mëdha për vendimet e arbitrit Manganiello, madje në një moment i bërtiti fort: "Shko ta shohësh, kokë ka*i".

Lexo më tej: E bujshme, Como eliminon Napolin me penallti: do të sfidojë Interin në gjysmëfinale

Dhe për mundësinë e rikthimit në garën për titull, Conte reagoi kështu: “Janë 9 pikë diferencë dhe ju flisni për titull. Inter po ecën fort, janë Milan dhe Juventus. Të jemi seriozë edhe në pyetje dhe në vlerësime, përndryshe bëhet gjithçka qesharake”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI