Flash

Chris Brown kritikon shfaqjen e Bad Bunny në Super Bowl

Lapsi.al 9 February 2026
Chris Brown kritikon shfaqjen e Bad Bunny në Super Bowl

Chris Brown ka reaguar me ironi ndaj performancës së Bad Bunny në spektaklin e pjesës së parë të Super Bowl LX.

“Mendoj se është e sigurt të them… ata kanë nevojë për mua”, shkroi këngëtari 35-vjeçar në Instagram Story.

Bad Bunny, i cili interpretoi tërësisht në gjuhën spanjolle, elektrizoi publikun me hitet “Monaco”, “Yo Perreo Sola” dhe “Tití Me Preguntó”, ndërsa performanca ishte një homazh i hapur ndaj kulturës portorikane, duke përfshirë muzikën, vallëzimin, lojërat dhe ushqimin tradicional të Porto Rikos.

Në shfaqje morën pjesë edhe disa të ftuar surprizë. Lady Gaga interpretoi baladën “Die With a Smile”, në bashkëpunim me Bruno Mars, ndërsa Ricky Martin, gjithashtu me origjinë portorikane, këndoi “Lo Que Pasó a Hawaii”. Në tribunë, shumë figura të njohura si Cardi B, Pedro Pascal, Jessica Alba, Karol G dhe Alix Earle u panë duke kërcyer dhe festuar performancën.

Megjithatë, shfaqja e Bad Bunny nuk u prit pozitivisht nga të gjithë. Disa tifozë të NFL-së shprehën pakënaqësi për faktin që performanca ishte në spanjisht, ndërsa artisti është njohur edhe për kritikat e tij ndaj administratës Trump dhe politikave të emigracionit në SHBA.

Chris Brown, i cili nuk ka performuar kurrë në një shfaqje të pjesës së parë të Super Bowl-it, ka qenë shpesh në qendër të polemikave për shkak të problemeve ligjore. Në vitin 2009, ai u shpall fajtor për sulm fizik ndaj ish-të dashurës së tij, Rihanna, duke u dënuar me pesë vite shërbim prove dhe gjashtë muaj punë në komunitet.

Në vitin 2017, ish-partnerja e tij Karrueche Tran siguroi një urdhër ndalimi pesëvjeçar ndaj Brown, pas akuzave për sjellje agresive. Ndërkohë, në vitin 2023, ai u përfshi në një tjetër çështje ligjore në Londër, ku u akuzua se kishte sulmuar producentin muzikor Abe Diaw me një shishe alkooli në një klub nate.

 

 

Të këshilluara

Harrison Ford heq dorë nga aktrimi?

Aktori Harrison Ford mori pjesë të martën në një event për shtyp të Apple TV në Los Angeles, ku pranoi se do të ishte i kënaqur nëse roli i tij në serialin “Shr...

19:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI