Flash

Ndahet nga jeta Brad Arnold, vokalisti i 3 Doors Down

Lapsi.al 8 February 2026
Ndahet nga jeta Brad Arnold, vokalisti i 3 Doors Down
Brad Arnold, vokalisti kryesor i grupit 3 Doors Down, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Anëtarët e mbetur të grupit zbuluan lajmin përmes rrjeteve sociale të shtunën. “Me zemra të thyera, ndajmë lajmin se Brad Arnold, themelues, këngëtar kryesor dhe kantautor i 3 Doors Down, u nda nga jeta të shtunën, më 7 shkurt, në moshën 47-vjeçare,” thuhej në deklaratë. “Me bashkëshorten e tij të dashur Jennifer dhe familjen pranë, ai u nda nga jeta paqësisht, i rrethuar nga njerëzit e tij më të dashur, në gjumë, pas betejës së tij të guximshme me kancerin.” Deklarata shtonte se “krijimtaria e tij u bë një pikë referimi kulturore për një brez të tërë, duke prodhuar disa nga hitet më të suksesshme të viteve 2000, përfshirë hitin shpërthyes të grupit, ‘Kryptonite’, të cilin ai e shkroi  kur ishte vetëm 15 vjeç.” Po ashtu u theksua se muzikanti “ishte një bashkëshort i përkushtuar për Jenniferin dhe se mirësia, humori dhe bujaria e tij prekën këdo që pati fatin ta njihte. Ata më të afërtit do ta kujtojnë jo vetëm për talentin e tij, por edhe për ngrohtësinë, përulësinë, besimin dhe dashurinë e thellë për familjen dhe miqtë.”

Arnold kishte bërë publike në maj 2025 diagnozën e tij me kancer të veshkave në fazë të katërt, i cili ishte përhapur edhe në mushkëri.

Në një video drejtuar fansave, ai shprehej se nuk kishte frikë nga sëmundja dhe kërkonte lutje, duke njoftuar gjithashtu anulimin e turneut veror të grupit.

“Unë sinqerisht nuk kam frikë aspak,” kishte deklaruar ai në atë kohë. “Është thjesht koha për të dëgjuar ‘It’s Not My Time’ edhe një herë.”

 

Të këshilluara

Harrison Ford heq dorë nga aktrimi?

Aktori Harrison Ford mori pjesë të martën në një event për shtyp të Apple TV në Los Angeles, ku pranoi se do të ishte i kënaqur nëse roli i tij në serialin “Shr...

19:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI