Flash

Arrestohet sudanezi në Korçë, ndihmoi 6 emigrantë të kalonin kufirin drejt Greqisë

Lapsi.al 7 February 2026
Arrestohet sudanezi në Korçë, ndihmoi 6 emigrantë të

Vijojnë operacionet e Policisë Kufitare dhe strukturave të DVKM Korçë për parandalimin e trafikut të emigrantëve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Itinerari 2”, u arrestua një shtetas sudanez, i dyshuar se ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, me destinacion një nga vendet e Bashkimit Europian. Gjithashtu, për procedim penal referohet një shtetas tjetër për kalim të paligjshëm të kufirit.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni i koduar “Itinerari 2”.

Vihet në pranga një tjetër shtetas sudanez, i cili ndihmoi 6 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia, në drejtim të vendit tonë me qëllim destinacionin një nga vendet e BE-së.

Procedohet penalisht edhe 1 shtetas tjetër, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, dhe konkretisht aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme në shtete të BE-së, strukturat e DVKM Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Itinerari 2”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. J., 24 vjeç, banues në Darfur, Sudan.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në vendin e quajtur “Fusha e Parë”, mbi fshatin Drenovë, Korçë, pasi nga veprimet hetimore dhe informacionet e siguruara në rrugë operative dyshohet se ka ndihmuar 6 emigrantë për të kaluar ilegalisht nga Greqia në territorin e Shqipërisë.

Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin O. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.

Materialet procedurale për këto raste iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI