Flash

Del vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun

Lapsi.al 6 February 2026
Del vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama kundër masës së sigurisë "pezullim nga detyra" të vendosur ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

8 gjyqtarët janë ndarë në barazim 4-4 duke bërë që të rrëzohet kerkesa e kryeministrit Edi Rama pasi kërkesa e tij nuk ka mundur dot të shumicën e votave. Kjo do të thotë se mbetet në fuqi pezullimi i Ballukut nga detyra, vendim i marrë nga GJKKO pas kërkesës së SPAK. 

Në vendimin e shpallur nga kryetarja e gjykatës Fiona Papajorgji rezulton se kërkesa nuk ka marrë korumin e votave, duke u ndarë 4 në favor të kryeministrit dhe 4 në favor të SPAK. Duhet të ishte arritur korumi me 5 veta. Për zonjën Balluku është rikthyer masa e pezullimit nga funksionet publike.

Gjyqtarët e GJK ishin “ngujuar” që në orë 11:00 në Dhomën e Këshillimit, ndërsa janë larguar që aty vetëm pak minuta sa të konsumonin drekën. Kjo ishte mbledhja e tretë e GJK për këtë çështje, pasi dy mbledhjet e mëparshme kanë dështuar pasi disa anëtarë kanë kërkuar më tepër kohë.

Balluku ka edhe një tjetër përballje në Kuvend pasi SPAK ka kërkuar një masë edhe më të ashpër siç është arrestimi. Këshilli i Mandateve do të duhet të mblidhet për të marrë një vendim.   

Lajmi po përditësohet... /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI