Flash

Çështja Balluku/ Rama thirret me urgjencë në Bruksel nga shefi i Këshillit Europian

Lapsi.al 6 February 2026
Çështja Balluku/ Rama thirret me urgjencë në Bruksel nga

Ndërsa Gjykata Kushtetuese vijon të mos marrë një vendim për çështjen Balluku, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë të hënën drejt Brukselit për një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Takimi nuk ishte paralajmëruar më herët dhe vjen në një moment tensioni institucional në Shqipëri.

Lajmin e jep portali Kapitali, i cili thotë se sipas burimeve, në Bruksel, një nga temat që pritet të diskutohet në këtë takim është hetimi i SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe refuzimi i mazhorancës për të dhënë autorizimin për arrestimin e saj.

Burimet theksojnë se në institucionet europiane po vërehet me shqetësim qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj drejtësisë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit që lidhen me çështjen Balluku dhe hetimin për AKSHI-n.

Sipas të njëjtave burime, kërkesa nga Brukseli është që proceset ligjore të ndiqen pa pengesa politike, ndërsa çdo përplasje e qeverisë me SPAK konsiderohet një problem serioz për procesin e integrimit europian.

Lexo më tej nga Lapsi.al: Dosja “Balluku” mbërrin në Bruksel/ Çfarë ndodhi në mbledhjen që alarmoi Edi Ramën 

Nuk dihet nëse këto tema do të pasqyrohen në deklaratën zyrtare pas takimit Rama–Costa, por burimet e Kapitalit konfirmojnë se çështja Balluku është pjesë e diskutimeve aktuale në Bruksel.

Takimi zhvillohet në një periudhë kur ka pasur lëvizje të shtuara diplomatike në kryeqytetin europian, përfshirë takime mes drejtuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe liderëve të vendeve anëtare.

Lexo më tej: Mblidhet Gjykata Kushtetuese, Balluku futet në kryeministri 

Të këshilluara

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 4 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se nga aksidenti nuk ka p...

18:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI