Flash

Përçarje në familjen Beckham: Brooklyn fshin tatuazhin për David

Lapsi.al 5 February 2026
Përçarje në familjen Beckham: Brooklyn fshin tatuazhin për

Brooklyn Beckham ka mbuluar tatuazhin që ia kishte dedikuar babait të tij, David Beckham, mes përçarjes së thellë familjare.

Tatuazhi me spirancë në krahun e djathtë të Brooklyn-it mbante më parë mbishkrimin “DAD” me shkronja të mëdha në qendër. Megjithatë, në fotot e reja të siguruara nga The Sun, ku Brooklyn shihet në Los Angeles me bashkëshorten e tij Nicola Peltz, mbishkrimi duket se është mbuluar plotësisht me një dizajn të ri që përfshin një yll deti dhe dy jelekë shpëtimi.

Një burim i tha medias se Brooklyn i është nënshtruar trajtimit me lazer për të ndryshuar tatuazhin që më parë ishte dedikuar babait të tij. “Ai donte ta hiqte,” u shpreh burimi.

Sipas të njëjtit burim, Brooklyn, 26 vjeç, ka mbuluar gjithashtu edhe tatuazhin në kraharor që ia kishte dedikuar nënës së tij, Victoria Beckham. “Të shohësh Brooklyn-in duke mbuluar tatuazhin për Victoria dhe tani edhe atë për babain e tij do të jetë shumë e dhimbshme,” tha burimi. “Duket shumë mizore.”

Përçarja në familjen Beckham u përshkallëzua muajin e kaluar, pasi Brooklyn publikoi një deklaratë të ashpër në Instagram Stories, ku sulmoi prindërit e tij.

Ai deklaroi se nuk dëshironte pajtim me familjen dhe i akuzoi David dhe Victoria Beckham se po përpiqeshin t’i shkatërronin martesën me Nicola Peltz, 31 vjeçe. Gjithashtu, ai pretendoi se Victoria kishte kërcyer “në mënyrë të papërshtatshme” me të gjatë dasmës së tij në vitin 2022.

Ndërkohë që pjesa tjetër e familjes Beckham ka dalë publikisht e bashkuar mes gjithë titujve mediatikë rreth konfliktit me Brooklyn-in, babai i Nicola-s, miliarderi Nelson Peltz, ka thyer heshtjen për herë të parë.

“Familja ime ka qenë në shtyp kohët e fundit? Nuk e paskam vënë re fare,” tha ai me shaka gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në eventin WSJ Invest Live në Florida.

Nelson Peltz shtoi se këshilla e tij për familjen ishte të “qëndronin larg mediave” dhe se Brooklyn dhe Nicola po shkonin “shumë mirë”.

“Vajza ime dhe familja Beckham janë një histori tjetër dhe nuk është për t’u trajtuar sot këtu,” tha ai. “Por mund t’ju them se vajza ime është mirë, dhëndri im Brooklyn është mirë dhe pres që ata të kenë një martesë të gjatë dhe të lumtur.”

Të këshilluara

Cardi B dhe Stefon Diggs drejt fejesës?

Stefon Diggs ka ndezur spekulimet për një fejesë të mundshme me reperen Cardi B, gjatë një konference për media në kuadër të Super Bowl 2026. Gjatë një event...

15:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI