Flash

Breshëri kallashi drejt Nikulajve, dalin pamjet e atentatit mafioz në Lezhë (VIDEO)

Lapsi.al 5 February 2026
Breshëri kallashi drejt Nikulajve, dalin pamjet e atentatit mafioz në

Një atentat u shënua mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri, gjatë një sulmi të organizuar në një berberhane.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar sot në pamjet atentatit.

“Të frikshme përmasat e sulmit me kallashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës.

Fuqia e zjarrit ndaj berberanës së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine.

Vetëm Zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurtë, jetët e personave që ndodheshin brenda berberanës dhe jashtë saj, në një hapësirë prej 10 metrash katrorë.

Në pamje, momenti kur dy autorë të armatosur me kallashnikovë, të dyshuar si pjesëtarë të fisit Ndokaj, hapin zjarr mbi berberanën e Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjesëtarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie mik i tyre.

Në shkëmbimin e zjarrit dyshohet se janë përfshirë të paktën 4 persona, dy me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me Kallashnikovë nga jashtë lokalit…”, shkruan Hoxha bashkangjitur videos të publikuar.

Të këshilluara

Tërmet në Elbasan

Lëkundje të tjera tërmeti janë shënuar në Shqipëri, këtë të enjte. Pak minuta më parë një tërmet 3.5 i shkallës Rihter është regjistruar në qytetin e Elbasan...

20:08

Serbia arreston një veteran të UÇK-së

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanë nga Organizata e Ve...

19:57

Aksident me vdekje në Tiranë

Aksident me vdekje në Bathore. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30. NJOFTIMI I POLICISE Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtue...

18:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI