Flash

Tragjike në Greqi: 15 viktima nga përplasja e rojës bregdetare me motoskafin

Lapsi.al 4 February 2026
Tragjike në Greqi: 15 viktima nga përplasja e rojës bregdetare me

Një tragjedi e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në ishullin grek të Xiosit, ku 15 persona humbën jetën pas një incidenti detar në Detin Egje. Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pas përplasjes mes një anijeje të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë.

Roja Bregdetare bën me dije se motoskafi po tentonte të afrohej në zonën e Mersinidit për të zbarkuar emigrantët, kur u dallua nga patrulla detare. Pas kësaj nisi një ndjekje, gjatë së cilës dy mjetet u përplasën. Si pasojë, dy oficerë të Rojës Bregdetare pësuan lëndime të lehta.

Në zonë vijon një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi. Sipas Shërbimit Mjekësor të Emergjencës, 18 emigrantë janë dërguar në spital, mes tyre edhe një grua shtatzënë, si dhe dy efektivë të Rojës Bregdetare. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se disa nga viktimat janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa të tjerët kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes. Prokuroria ka mbërritur në vendngjarje për mbledhjen e provave, ndërsa helikopterë dhe mjete lundruese vijojnë kërkimet për persona të tjerë të mundshëm të zhdukur.

Të këshilluara

Raportohet i vdekur djali i Gaddafit

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit të Libisë, kolonel Muamar Gaddafi, thuhet se është vrarë. Vdekja e 53-vjeçarit, i cili dikur shihej gjerësisht si ...

19:42

Mitsotakis njofton takim me Erdogan në Ankara

Ankaraja po rishikon marrëdhëniet greko-turke brenda një konteksti më të gjerë gjeopolitik, në një periudhë kur po ndërmerr hapa për normalizimin e marrëdhëniev...

14:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI