Flash

Sherr me thika në Korçë, një i plagosur

Lapsi.al 4 February 2026
Sherr me thika në Korçë, një i plagosur

Një konflikt i ndodhur në një lokal në qytetin e Korçës ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është një 17-vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 34-vjeçari ka pësuar dëmtime në dorë nga mjeti prerës dhe ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak ditë më parë, pasi jetonte prej vitesh në Greqi.

Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një konflikt i mëparshëm mes tyre. Autori i mitur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI