Flash

Moti/ Shtyhet me disa orë lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit

Lapsi.al 4 February 2026
Moti/ Shtyhet me disa orë lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit

Kushtet e këqija dhe të papërshtatshme të motit, kanë mundësuar shtyrjen me disa orë për nisjen e trageteve nga porti i Durrësit dretj Barit. Sipas njoftmit të bërë nga Autoritetit Portual, tragetet do të nisen më 5 shkurt.

Ndërsa pasagjerët dhe mjetet do të hyjnë në to gjatë mbrëmjes së sotme, sipas orarit të parashikuar. Përmes këtij njoftimi, Autoriteti Portual Durrës u bën thirrje udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar.

“Autoriteti Portual Durrës informon se, sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme

Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar, por nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të moti.

U kërkojmë udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, thotë njoftimi.

Të këshilluara

Korça tronditet nga një lëkundje tërmeti

Emergjencat Civile njoftojnë se gjatë mbrëmjes së së kësaj të mërkure rreth orës 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë. Epiqendra ësh...

20:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI