Flash

Ish-Presidenti Alfred Moisiu shtohet me urgjencë në QSUT

Lapsi.al 4 February 2026
Ish-Presidenti Alfred Moisiu shtohet me urgjencë në QSUT

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas komplikacioneve shëndetësore.

Burime spitalore bënë të ditur se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me probleme të frymëmarrjes.

Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.

Sipas zyrës së shtypit dhe informacioneve spitalore, për momentin parametrat jetësorë të zotit Moisiu janë stabël. Mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje (intervent) të nevojshme.

“I gjithë stafi i shërbimit të Kardiologjisë është në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll gjendjen e ish-Presidentit”, thonë burimet nga QSUT. /LAPSI.al

Të këshilluara

Sherr me thika në Korçë, një i plagosur

Një konflikt i ndodhur në një lokal në qytetin e Korçës ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, a...

19:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI