Flash

Flet Bannon, polici i infiltruar mes ultrasve: si i mashtroi, plani që zgjati me muaj

Lapsi.al 4 February 2026
Flet Bannon, polici i infiltruar mes ultrasve: si i mashtroi, plani që

Në vitet ’80 dhuna në stadiumet angleze ishte jashtë kontrollit, duke arritur kulmin me tragjedinë e Heysel në Bruksel gjatë finales së Kupës së Kampionëve mes Juventus dhe Liverpool në vitin 1985. 39 viktimat shënuan një para dhe pas në luftën kundër huliganëve. Qeveria e Margaret Thatcher miratoi masa shumë të ashpra që ndryshuan përgjithmonë mënyrën e frekuentimit të stadiumeve britanike: që atëherë zbatohet tolerancë zero me arrestime të menjëhershme. Një rol të rëndësishëm në zhdukjen e fenomenit e patën operacionet nën mbulim, si ai i James Bannon.

Si u infiltrua James Bannon mes huliganëve të Millwall

Një rol të rëndësishëm në zhdukjen e fenomenit e patën operacionet nën mbulim. James Bannon hyri në polici në moshën 18-vjeçare dhe pas një viti e gjysmë ishte tashmë pjesë e skuadrës antikrime. Sot 52 vjeç, ai tregoi në një dokumentar se si u infiltrua në tifozërinë më ekstreme të Millwall, e njohur për dhunën e saj.

“Mendoj se kam qenë ndoshta agjenti më i ri që ka bërë diçka të tillë, të paktën në atë kohë – tha Bannon – Duhet të jesh shumë i aftë për të gënjyer dhe për t’i bindur njerëzit se je diçka që nuk je. Duhet të kesh edhe një ego shumë të madhe për t’u futur në një ambient ku mendon se mund të mbijetosh”.

Operacioni zgjati nga 1987 në 1989: “Objektivi ishte të zhdukej kultura huligane dhe të hynim në kontakt me ata që organizonin problemet. Millwall, Leeds, West Ham, Chelsea ishin klube me tërheqje të madhe për huliganët. Millwall ishte ndër më të rëndësishmit. E kishin fituar atë reputacion”.

Problemi kryesor: të fitonte besimin e tyre

Sfida e parë ishte të pranohej nga grupi. Bannon mblodhi sa më shumë informacione për Millwall: “U shfaqa papritur nga hiçi. Ata ishin shumë të lidhur mes tyre. Duhej të vendoseshim në pozicionin më të mirë për të përparuar në organizatë”.

Me një pseudonim dhe një kartëvizitë, ai u paraqit si Jim Ford, bojaxhi nga Wandsworth, me adresë në Croydon. Por kjo nuk mjaftoi. Strategjia ndryshoi: për tre muaj me radhë shkonin çdo drekë në një pub të zonës së Millwall, duke u bërë miq me stafin. Kur më pas shkuan për të parë një ndeshje në shtator, stafi i njohu dhe i thirri me emër përpara të gjithëve. Kaq mjaftoi që të pranoheshin nga grupi.

Nga ai moment, Bannon fitoi besimin e ultrasve dhe mori pjesë në aktivitetet e tyre, pa e ditur ata se mes tyre ishte dikush që do të kishte rol kyç në çmontimin e rrjetit të tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI