Flash

Berisha: Vrasja e Gilmando Danit me komando, Rama me Ergys Agasin dhanë urdhër

Lapsi.al 4 February 2026
Berisha: Vrasja e Gilmando Danit me komando, Rama me Ergys Agasin dhanë

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ngriti zyrë krimi me Ergys Agasin, duke dhënë urdhra për vrasjen e Gilmando Danit në Rinas.

Kreu i PD, shkoi më tej duke thënë se Gilmando Danin e vranë komando të policisë.

“E vrau Ergys Agasi, e vrau Edi Rama. A mundet një kryeministër, njeri i ligjit, i fuqisë ekzekutive të mbajë një zyrë krimi dhe të jetë nga njëra anë të paraqitet para qytetarëve dhe ng ana tjetër vesh rrobat e Ergys Agasit dhe bën akte që bën ligjin”, tha Berisha.

Dosja e SPAK/ Si e mori në qafë Rama aventurierin Ergys Agasi

Sali Berisha: Ky është shembulli më i fundit, nuk ekziston në realitet, zyra Agasi, jo, a mund ta imagjononi ju një kryeministër që ka në varësi policinë, ushtrinë, SHISH, të mbajë një zyrë krimi ku të thërrasë ministrat, të thirren gjykatësit, të organizohen vrasje në sheshe sic ishte ajo e Rinasit, ai u vra nga komando të policisë. E vrau Ergys Agasi, e vrau Edi Rama. A mundet një kryeministër, njeri i ligjit, i fuqisë ekzekutive të mbajë një zyrë krimi dhe të jetë nga njëra anë të paraqitet para qytetarëve dhe ng ana tjetër vesh rrobat e Ergys Agasit dhe bën akte që bën ligjin.

Ai ka përvetësuar për familjen e tij miliona euro. Ky është një aspect, tjetri më i paimagjinueshëm është njeriu që i bënte këto, bënte vrasje, shkarkonte dhe emëronte ministra/ nuik mund të ketë përcmim më të madh për shqiptarët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI