Flash

Trump paralajmëron Iranin: 'Gjëra të këqija' do ndodhin nëse s’arrihet marrëveshja

Lapsi.al 3 February 2026
Trump paralajmëron Iranin: 'Gjëra të këqija' do

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi për të disatën herë se nëse nuk arrihet një marrëveshje midis vendit të tij dhe Iranit, “ndoshta do të ndodhin gjëra të këqija” për Republikën Islamike, duke vazhduar presionin e SHBA-së mbi Teheranin dhe duke përmendur shtypjen e përgjakshme të protestave në janar.

Uashingtoni, i cili nuk e përjashton opsionin ushtarak, ka vendosur forca të fuqishme ajrore në rajonin e Gjirit. Kjo “fuqi e madhe”, u kujtoi republikani gazetarëve dje, “do të jetë atje së shpejti”.

“Nuk do t’ju tregoj se çfarë vendosa (për Iranin). Do të doja të përfundoja një marrëveshje përmes negociatave. Tani për tani po flasim me ta, po flasim me Iranin dhe nëse mund të arrijmë një marrëveshje, do të jetë shumë mirë. Nëse nuk mundemi, ndoshta do të ndodhin gjëra të këqija”, shtoi ai.

Irani tha dje se po përgatitej për bisedime me Uashingtonin, veçanërisht mbi programin e energjisë bërthamore të vendit, pas javësh shkëmbimi kërcënimesh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI