Flash

Tërmet në Kretë

Lapsi.al 3 February 2026
Tërmet në Kretë

Një tërmet tjetër ka goditur Greqinë ditën e sotme, pas atij dje në pjesën perëndimore.

Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter, u shënuan në orën 15:32 në ishullin e Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 17 kilometra në jug të Tsoutsouros, Heraklion, dhe thellësia fokale e tij vlerësohet në 10 kilometra.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, teksa autoritetet po ndjekin situatën nga afër.

Ditën e djeshme (2 shkurt), u regjistruan lëkundje sizmike pranë Kalavryta, me magnitudë 3.6 Rihter, pjesë e bregdetit perëndimor të Greqisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI