Flash

Tentoi të arratisej pas grabitjes, policia italiane plagos shqiptarin

Lapsi.al 3 February 2026
Tentoi të arratisej pas grabitjes, policia italiane plagos shqiptarin

Një shqiptar dyshohet se është plagosur me armë nga policia italiane në Arezzo. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se ngjarja ndodhi në orën 22.00 të së hënës së 2 shkurtit. Shqiptari është një 33-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

E gjitha filloi në qytezën e Valdarno. 3 persona, mes të cilëve edhe shqiptari i plagosur kryen një vjedhje me thyerje në një banesë. Duke u larguar nëpërmjet autostradës drejt Romës automjeti i tyre u pikas nga policia. Një patrullë e Policisë Rrugore i kërkoi që të ndalonte, por ai nuk iu bind duke përplasur makinën e forcave të rendit.

Automjeti tip Golf i autorëve u braktis më pas në një korsi të emergjencës. Brenda, u gjetën mallra të vjedhura dhe mjete për vjedhje me thyerje. 3 personat u hodhën poshtë argjinaturës, duke u përpjekur të iknin në këmbë. Pasoi një ndjekje nga policia, që përfundoi me një shkëmbim zjarri në të cilin njëri prej të arratisurve u plagos në shpatull.

Ishte vetë ai që telefonoi 118 për ndihmë. Ai u gjet në një fushë pranë, rreth 500 metra larg autostradës. Shqiptari u transportua me helikopter në spitalin e Perugias ku po mbahet nën mbikëqyrje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet në Kretë

Një tërmet tjetër ka goditur Greqinë ditën e sotme, pas atij dje në pjesën perëndimore. Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter, u shënuan në ...

17:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI