Flash

Rusia vijon sulmet/ Zelenskyy: U përdorën një numër rekord raketash balistike

Lapsi.al 3 February 2026
Rusia vijon sulmet/ Zelenskyy: U përdorën një numër rekord

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka deklruar se sulmet e fundit të Rusisë përfshinin një numër rekord raketash balistike dhe ishin të drejtuara qëllimisht ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Zelenskyy pretendoi gjithashtu se Rusia shfrytëzoi një pauzë të ndërmjetësuar nga Trump në sulme, për të grumbulluar raketa në vend që të mbështeste diplomacinë.

“Ishte një sulm i qëllimshëm kundër infrastrukturës energjetike, që përfshinte një numër rekord raketash balistike. Në fakt, ushtria ruse shfrytëzoi propozimin e SHBA-së për të ndaluar përkohësisht sulmet jo për të mbështetur diplomacinë, por për të grumbulluar raketa dhe për të pritur deri në ditët më të ftohta të vitit, kur temperaturat në pjesë të mëdha të Ukrainës bien nën -20°C (-4°F)”, shkroi Zelenskyy në rrjetin social ‘X’.

Zelensky tha se midis më shumë se 70 raketave të lëshuara nga Rusia gjatë natës, 32 ishin balistike, gjithashtu janë përdorur edhe 450 dronë sulmues. Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të enjten se Rusia kishte rënë dakord të mos e shënjestronte Kievin dhe qytete të ndryshme gjatë kushteve të motit të ftohtë, por nuk sqaroi se për sa kohë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI