Flash

Kapet arsenal armësh në Mitrovicën e Veriut

Lapsi.al 3 February 2026
Kapet arsenal armësh në Mitrovicën e Veriut

Armë, municion dhe mjete të tjera ilegale ka gjetur sërish Policia e Kosovës në veri të vendit.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, ky arsenal armësh u gjet sot gjatë një aksioni në bodrumin e një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë të Veriut.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë konfiskuar armë, municion në sasi të madhe, pajisje ushtarake mbrojtëse, një granatë tymuese si dhe pjesë dhe aksesorë armësh.

'Në vazhdën e pranimit të informacioneve nga ana e qytetarëve, sot më datë 03.02.2026, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë Veri, mund të ketë mjete te dyshimta ilegale. Pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku gjatë kontrollit, përkatësisht në një bodrum kolektiv të ndërtesës, ka gjetur dhe sekuestruar: 3 armë të gjata, 1 tytë vazhduese, 1 kondak për armë të gjatë, 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 14 karikatorë, 10 krehër për fishekë, 1 granatë dore tymuese, 2 antiplumb ushtarak, 4 mostër ADN-je të mundshme, 2 xhaketa ushtarake, 1 bluzë dhe 1 palë pantallona të uniformës ushtarake dhe mbështjellës me material tekstili dhe shirita ngjitës. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bënë me dije se për këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Të këshilluara

Një shërbëtore pa dinjitet

Nga Auron Tare Sa e turpshme, kur të arrestojnë, nuk të arrestojnë as me emrin tënd, por me emrin e atyre që të kanë përdorur. Këto fjalë më erdhën në mendj...

18:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI