Flash

Elisën e presin në një zyrë në Shtëpinë e Bardhë, takoi asistentin e Trump

Lapsi.al 3 February 2026
Elisën e presin në një zyrë në Shtëpinë e

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Të paktën kështu pretendon Spiropali në njoftimin e saj, por nga fotot duket qartë se takimi nuk u mbajt në rezidencën presidenciale të SHBA-së, por në Eisenhower Executive Office Building (EEOB) ndërtesa ngjitur, ku ndodhen zyrat e këshilltarëve të presidentit, përfshirë stafin e NSC-së

Në Shtëpinë e Bardhë thotë Spiropali,u prit nga Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump që njëkohësisht mban detyrën e Drejtorit të Lartë për Europën dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Takimi u fokusua në potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare-Themeluese e Bordit të Paqes.

Spiropali shkruan në faqet zyrtare se "përfaqësimi nga Kryeministri Rama në këtë iniciativë fisnike të Presidentit Trump, përveçse e ripozicionon Shqipërinë si kontributore aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes, i jep një tjetër përmasë bashkë-koordinimit me aleatin tonë historik, SHBA".

Komplet tjetër gjë të pritesh në Shtëpinë e Bardhë dhe dicka krejt tjetër të pritesh në një zyrë aty ngjitur. Nejse, ndodhin këto nëpër botë madje sic thotë dhe Elisa, bëhen edhe filma.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI