Flash

Cardi B dhe Stefon Diggs drejt fejesës?

Lapsi.al 3 February 2026
Cardi B dhe Stefon Diggs drejt fejesës?

Stefon Diggs ka ndezur spekulimet për një fejesë të mundshme me reperen Cardi B, gjatë një konference për media në kuadër të Super Bowl 2026.

Gjatë një eventi për shtyp të hënën, një gazetar e pyeti Diggs nëse këngëtarja e hitit “Bodak Yellow” do të merrte një unazë pasi ai të fitonte të tijën në ndeshjen e madhe të së dielës. Me humor, lojtari u përgjigj:

“Është në plan, ndoshta, apo jo? Apo jo?” – tha ai duke qeshur. Megjithatë, Diggs shtoi se fokusi i tij kryesor mbetet ndeshja: “Duhet ta marr unazën time më parë.” New England Patriots do të përballen me Seattle Seahawks në Super Bowl LX këtë fundjavë.

Në të njëjtin event, Diggs foli me superlativa për performancën e fundit të Cardi B në “Saturday Night Live” dhe për etikën e saj të punës.

“Nuk di shumë për muzikën, por e di që ajo është një nga më të mirat që ka ekzistuar dhe një nga më të mirat aktualisht,” tha ai.

Ai shtoi se reperja është në prag të një turneu muzikor dhe se shpreson ta shoqërojë gjatë pushimeve të tij jashtë sezonit:

“Do të jetë jashtë sezonit tim, kështu që shpresoj të udhëtoj pak… Nuk kam qenë në shumë koncerte, kështu që do të jetë hera ime e parë. Do të marr një pankartë të madhe që thotë: ‘Go, go, go!’”

Cardi B, 33 vjeç, dhe Stefon Diggs, 32 vjeç, nisën të përfliteshin për një romancë në shkurt 2025 dhe e konfirmuan publikisht lidhjen e tyre në qershor të po atij viti.

Në vjeshtën e kaluar, reperja – emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almánzar – zbuloi se ishte shtatzënë. Çifti mirëpriti një djalë në nëntor 2025, emri i të cilit nuk është bërë ende publik.

Që prej fillimit të lidhjes, Cardi B ka qenë e pranishme në disa nga ndeshjet e Diggs, përfshirë finalen e Konferencës AFC, ku Patriots siguruan kualifikimin për në Super Bowl.

Reperja është aktualisht në proces divorci me reperin Offset. Ata kanë tre fëmijë së bashku: vajzat Kulture (7) dhe Blossom (1), si dhe djalin Wave (4). Nga ana tjetër, Stefon Diggs është baba i pesë fëmijëve të tjerë me pesë gra të ndryshme, ku katër prej tyre kanë lindur gjatë vitit 2025.

Të këshilluara

Kendrick Lamar thyen rekord në Grammys 2026

Kendrick Lamar ka thyer një rekord të ri në Grammy Awards 2026, duke u bërë reperi me më shumë çmime në histori, me 27 fitore, duke kaluar rekordin e mëparshëm ...

16:16

Justin Bieber zbulon tatuazhin e ri në Grammy

Justin Bieber ka habitur publikun në ceremoninë e Grammy Awards 2026, duke u ngjitur në skenë pothuajse i zhveshur – vetëm me bokserë dhe çorape – gjatë perform...

14:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI