Flash

Ronaldo refuzon të luajë me Al Nassr: protestë e bujshme për shkak të Benzema

Lapsi.al 2 February 2026
Ronaldo refuzon të luajë me Al Nassr: protestë e bujshme për
Cristiano Ronaldo refuzon të luajë. Futbollisti që pas pak ditësh do të mbushë 41 vjeç nuk është përfshirë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e radhës së Al Nassr. Sipas asaj që raporton e përditshmja portugeze “A Bola”, zakonisht e informuar mbi çështjet e CR7, vendimi është fryt i një proteste ndaj fondit PIF, që menaxhon klubin dhe që do t’i jepte më shumë fonde në merkato Al Hilal, rivales kryesore dhe skuadrës që aktualisht kryeson Saudi League.

Ronaldo nuk do të luajë sot me Al Nassr

Lajmi mbërriti në orët e vona të mbrëmjes. “A Bola” dhe njëkohësisht eksperti i merkatos Fabrizio Romano njoftuan mungesën e pesë herë fituesit të Topit të Artë, duke saktësuar se nuk bëhej fjalë për arsye fizike apo rotacioni. Dhe atëherë pse të hiqet dorë nga Ronaldo, duke parë duelimin në distancë për titull me Al Hilal të Simone Inzaghi? Përgjigjja duket të jetë një protestë. Ose më saktë një refuzim i madh.

Fondi PIF menaxhon Al Nassr e Al Hilal, që kërkon Benzema

Sipas “A Bola”, Ronaldo do të ishte i pakënaqur me mënyrën se si PIF menaxhon ekonomikisht Al Nassr, sidomos duke e krahasuar me Al Hilal, të drejtuar nga i njëjti fond. Diferenca në renditje është vetëm tre pikë, pra kampionati është plotësisht i hapur. Por ndërsa Al Nassr ka blerë në këtë sesion merkatoje Haydeer Abudelkareem, mesfushor iraken 21-vjeçar, Al Hilal dukej ose ndoshta dukej shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për Karim Benzema, super bomberin francez dhe ish-partnerin ofensiv të CR7 te Real Madrid. Në letër, dhe jo vetëm, një diferencë e madhe.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI