Flash

Me para false furnizoi makinën me karburant, arrestohet i riu në Tiranë

Lapsi.al 2 February 2026
Me para false furnizoi makinën me karburant, arrestohet i riu në

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 24-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga foprcat blu, pasi ka furnizuar makinën e tij me karburatn duke përdorur kartëmonedha false.

Kartëmonedhat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Nga hetimt rezultoi se ai ishte në kërkim edhe nga Policia e Vlorës, për dy raste të tjera të së njëjtës veprimtari kriminale. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë ndaluar shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur më parë në kërkim.

Sipas Policisë, 24-vjeçari dyshohet se më datë 24.01.2026 ka blerë karburant në një subjekt tregtar në rrugën “Egnatia”, duke përdorur 2 kartëmonedha me prerje 100 dollarë amerikanë, të dyshuara si të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se E. K. ishte në kërkim edhe nga Policia e Vlorës, për dy raste të tjera të së njëjtës veprimtari kriminale, të kryera gjatë muajit janar 2026. Hetimet vijojnë për të zbardhur raste të tjera të mundshme në këtë fushë, në të cilat dyshohet se mund të jetë përfshirë 24-vjeçari.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI