Flash

Breshëri plumbash ndaj berberhanes në Lezhë, identifikohet i plagosuri

Lapsi.al 1 February 2026
Breshëri plumbash ndaj berberhanes në Lezhë, identifikohet i

Kanë dalë detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrilë ku persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një berberhaneje.

Nga breshëria e plumbave është plagosur një person i identifikuar si Sokol Daci, rreth 30 vjeç, pronar i biznesit. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal dhe sipas të dhënave që vijnë nga mediat është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet nëse ishte ai shënjestra apo dikush tjetër. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Policia ndodhet atje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. 

"Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI