Flash

Identifikohen 2 të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në aksident në Itali

Lapsi.al 30 January 2026
Identifikohen 2 të rinjtë shqiptarë që humbën

Dy të rinj shqiptarë humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në Savigliano të Italisë. Makina tip Jeep me të cilën udhëtonin viktimat, të dy rreth 20 vjeç dhe një moshatar i tyre që mbeti i plagosur, u përplas me një kamion.

Nga aksidenti tragjik viktimë kanë mbetur Blendi Syla dhe Robert Daçi, ndërsa emri i të plagosurit nuk është bërë ende publik.

Dy shqiptarët u nxorën pa shenja jete nga automjeti ndërsa në kamion ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët gjithashtu kanë mbetur të lënduar.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në rrugë u bllokua për një kohë të gjatë. Forcat e rendit po punojnë për të zbardhur shkaqet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI