Flash

Gjermania do mbështesë 400 familje të prekura nga përmbytjet në Shqipëri

Lapsi.al 30 January 2026
Gjermania do mbështesë 400 familje të prekura nga përmbytjet

Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se gjermania do të mbështesë rreth 400 familje të prekura nga përmbytjet në Shqipëri. Me anë të një njoftimi, ambasada bën me dije se do vihen në dispozicion shuma prej 250 mijë paund për familjet e prekura.

Gjithashtu masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

"Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, vë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 £ për OJQ-në World Vision UK. Kjo do të mbështesë afërsisht 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të Shqipërisë – duke përfshirë Durrësin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano si dhe Shkozetin, Nishtullën).

Masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Për më tepër, përmes mbështetjes sonë të gjerë për zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm (përmes projektit ALBAdapt të GIZ), ne kontribuojmë që ngjarjet ekstreme të motit të mund të parashikohen më mirë në të ardhmen, duke i mundësuar njerëzve të marrin masa parandaluese" -thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI