Flash

Devin Booker ironizon Kendall Jenner për “mallkimin Kardashian”

Lapsi.al 30 January 2026
Devin Booker ironizon Kendall Jenner për “mallkimin Kardashian”
Kendall Jenner dhe ish-partneri i saj, Devin Booker, kanë tërhequr vëmendjen me një shkëmbim batutash plot humor në rrjetet sociale, lidhur me reklamën e saj për Super Bowl 2026, e cila tallet me të ashtuquajturin “Mallkimi Kardashian”. Të enjten, ylli i NBA-së komentoi në një video nga paraqitja e Jenner në emisionin “The Tonight Show With Jimmy Fallon”, ku modelja promovonte partneritetin e saj me Fanatics Sportsbook dhe fliste për bastet mbi fituesin e Super Bowl-it më 8 shkurt, mes Seattle Seahawks dhe New England Patriots. “Vë bast një milion që Seahawks do ta fitojnë unazën para teje @kendalljenner ,” shkroi Booker. Jenner iu përgjigj menjëherë me ironi: “@dbook si është kyçi i këmbës?” — duke iu referuar dëmtimit që Booke pësoi gjatë një ndeshjeje kundër Atlanta Hawks më herët këtë muaj. “@kendalljenner hajde ma fërko,” ia ktheu basketbollisti me shaka.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Michael Rubin (@michaelrubin)

Kendall Jenner dhe Devin Booker kanë pasur një lidhje me ndërprerje nga viti 2020 deri në tetor 2022. Ata ringjallën thashethemet për një ribashkim në shtator 2024, kur u fotografuan duke darkuar së bashku në Miami. Në reklamën e Super Bowl-it, Jenner tallet me idenë e “mallkimit Kardashian”, sipas së cilës meshkujt — veçanërisht sportistët — përjetojnë rënie në karrierë pasi lidhen romantikisht me anëtare të familjes së saj. “Nuk e keni dëgjuar? Interneti thotë se jam e mallkuar,” thotë ajo në reklamë, ndërsa hedh një shkrepëse mbi një kosh me fanella sportive. Duke ecur në një vilë luksoze me fotografi të saj dhe ish-partnerëve (me fytyrat e tyre të prerë), Jenner shton: “Ndërsa bota flet për këtë, unë kam vënë baste. Si mendoni se i përballoj të gjitha këto? Modelim?” Ajo vijon me batuta për ish-të dashurit e saj, duke thënë se njëri humbi play-off-et dhe një tjetër “doli komplet nga liga”. Në fund të reklamës, Jenner shfaqet duke hipur në një avion privat, duke falënderuar me ironi “të dashurin e tretë”. Përveç Booker, Kendall Jenner ka qenë më parë në lidhje me  Jordan Clarkson (2016), Blake Griffin (2017–2018) dhe Ben Simmons (2018–2019).

Të këshilluara

Sydney Sweeney thyen heshtjen për ndarjen

Sydney Sweeney u ka dhënë fansave një pasqyrë të rrallë mbi lidhjen e saj “shumë private” me ish-të fejuarin Jonathan Davino. “Isha në një lidhje për një koh...

14:21

Lily Allen konfirmon romancën e re

Lily Allen u shfaq publikisht me partnerin e saj të ri, Jonah Freud, të mërkurën në mbrëmje në Paris. Çifti u pa duke marrë pjesë në afterparty-n e Valentino-s ...

20:56

Marc Anthony, baba për herë të tetë

Marc Anthony do të bëhet sërish baba. Këngëtari i njohur njoftoi të mërkurën se bashkëshortja e tij, Nadia Ferreira, është shtatzënë dhe çifti pret fëmijën e dy...

15:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI