Flash

CEO i kompanisë italiane takim me Ramën në Tiranë

Lapsi.al 30 January 2026
CEO i kompanisë italiane takim me Ramën në Tiranë

Drejtori ekzekutiv i kompanisë italiane Eni, Claudio Descalzi, u takua të premten në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, bëri të ditur kompania në një njoftim zyrtar.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e Eni-t në Shqipëri, me theks të veçantë te kërkimi dhe eksplorimi i gazit, përfshirë lejen tokësore të Dumresë, si edhe iniciativat që lidhen me tranzicionin energjetik.

Rama dhe Descalzi trajtuan gjithashtu projektet e energjisë së rinovueshme në Shqipëri, të cilat parashikohet të shpërndahen drejt Italisë përmes një interkonektori energjetik.

Eni është rikthyer në Shqipëri në vitin 2019, pas një pranie të mëparshme në vend në fillim të viteve ’90.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Eni ka siguruar statusin e “blerësit të preferuar” të energjisë së rinovueshme që do të transmetohet nga Shqipëria drejt Italisë përmes një interkonektori nëndetar me kapacitet deri në 1 GW.

Marrëveshja është nënshkruar mes Eni-t dhe partnerëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Masdar dhe Taqa Transmission.

Projekti parashikon prodhimin e deri në 3 GW energji të rinovueshme në Shqipëri, e cila do të transportohet drejt Italisë përmes një lidhjeje nën Adriatik, nga Vlora në rajonin e Puglia-s.

Interkonektori pritet të përfundojë brenda tre vitesh dhe bazohet në marrëveshjen strategjike trepalëshe mes qeverive të Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e nënshkruar muajin e kaluar në Abu Dhabi.

Sipas Eni-t, ky bashkëpunim synon të forcojë sigurinë energjetike dhe tranzicionin drejt burimeve të pastra, duke e pozicionuar Shqipërinë si një nyje kyçe rajonale për prodhimin dhe eksportin e energjisë së rinovueshme drejt Bashkimit Evropian.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI