Flash

Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë arrijnë nivel historik

Lapsi.al 30 January 2026
Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë arrijnë
Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë kanë arritur në nivelet më të larta historike, duke kapur vlerën e 7.3 miliardë eurove në fund të dhjetorit 2025. Të dhënat zyrtare tregojnë se, krahasuar me fillimin e vitit 2024, kur totali i rezervës ishte 5.6 miliardë euro, rritja ka qenë me më shumë se 30 për qind. Në përbërjen e rezervave vërehet një shtim i dukshëm i arit, i cili ka arritur në 430 milionë euro, nga vetëm 204 milionë në fillim të periudhës së raportimit. Po ç'domethënie ka kjo?

Ari konsiderohet aset strehë në periudha pasigurie financiare, inflacioni dhe tensione gjeopolitike, ndaj rritja e tij rrjedhimisht ulë varësinë nga valutat dhe tregjet financiare. Forcimi i rezervave valutore rrit aftësinë e bankës qendrore për të stabilizuar kursin e këmbimit, për të përballuar goditje të jashtme dhe për të garantuar mbulimin e importeve dhe detyrimeve të jashtme, duke vepruar si një “jastëk financiar” për ekonominë shqiptare, shpjegon Lapsi.al. Rritja e çmimit të arit në tregjet ndërkombëtare reflektohet edhe në rezervën e Bankës sonë Qëndrore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI