Flash

Trump: Putini ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

Lapsi.al 29 January 2026
Trump: Putini ra dakord për një armëpushim një javor në

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar gjatë mbledhjes së kabinetit sot, se i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putinit një armëpushim njëjavor në Kiev dhe zona të tjera të vendit për shkak të të ftohtit mbizotërues.

"Ai pranoi ta bënte dhe ne jemi të lumtur që e bëri", tha Trump, duke vënë në dukje se ukrainasit ishin të lumtur me këtë zhvillim pasi po vuanin.

Gjithashtu presidenti amerikan deklaroi se fillimisht shumë e këshilluan të mos bënte thirrjen specifike, por siç tha ai, e bëri këtë dhe arriti rezultate pozitive. Ndërkohë, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, deklaroi se palët e përfshira po diskutojnë çështjen e zgjidhjes territoriale, ndërsa tha se marrëveshjet në lidhje me sigurinë dhe prosperitetin janë kryesisht të përfunduara.

Sipas Witkoff, bisedimet pritet të vazhdojnë pas rreth një jave, duke shprehur vlerësimin se është bërë shumë përparim në negociata.

Presidenti Trump tha se planifikon të njoftojë zgjedhjen e tij për të zëvendësuar Kryetarin e Rezervës Federale Jerome Powell javën e ardhshme, duke i dhënë fund javëve të spekulimeve se kush do të drejtojë bankën qendrore të SHBA-së pasi të përfundojë mandati i Powell në maj 2026.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI