Flash

Trump: Putin më premtoi të mos bombardojë Ukrainën për 1 javë

Lapsi.al 29 January 2026
Trump: Putin më premtoi të mos bombardojë Ukrainën për

Donald Trump njoftoi se Vladimir Putin ka pranuar kërkesën e tij që të mos bombardojë Ukrainën për një javë për shkak të të ftohtit të dimrit që pritet në ditët në vijim.

"I kërkova Putinit të mos qëllonte mbi Kievin dhe qytetet ukrainase për shkak të të ftohtit rekord për një javë", - deklaroi Trump gjatë mbledhjes së kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se homologu i tij rus ra dakord.

“Ishte një gjë e shkëlqyer. Ukrainasit pothuajse nuk mund ta besonin" – shktoi ai.

Temperaturat në Ukrainë do të bien në -30°C. Një takim i ri trepalësh është shtyrë deri javën tjetër, por Trump dhe kolegët e tij mbeten optimistë se paqja është e afërt.

Presidenti ukrainas Zelensky falënderoi Trump për "një deklaratë të rëndësishme nga presidenti amerikan mbi mundësinë e sigurimit të sigurisë së Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase gjatë kësaj periudhe të ashpër dimri". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI