Flash

Lubonja: Gjykata Kushtetuese po "luan volejboll" me Ramën për Ballukun

Lapsi.al 29 January 2026
Lubonja: Gjykata Kushtetuese po "luan volejboll" me Ramën

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë në News24 komentoi zvarritjen e procesit “Balluku” në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin e Mandateve në Kuvend.

Lubonja u shpreh se Kushtetuesja me shtyrjen e vendimit tregon se “po luan volejboll” me kryeministrin Rama, teksa ky i fundit po del si “regjisori i kësaj shfaqjeje”.

“Këtu është problemi çfarë u dikton banda anëtarëve të vet. Ka qenë ditë testi për të gjithë zhurmën e madhe të reformës së drejtësisë. Që po bën pastrimin e Shqipërisë nga korrupsioni. Ky është testi përfundimtar, që drejtësia ka qenë me regji, që Rama thotë do prekim të paprekshmit. I paprekshmi jam vetëm unë.

Sulmoi dhe opozitën me këtë rast. Kur vjen puna, se ky është regjisori, pyetja e madhe që ngrihet, kush është regjisori Rama apo amerikanët. A është regjisori? Dhe çfarë thotë regjisori? Drejtësia nuk është vetëm SPAK. GJK luan volejboll me Ramën. Nuk bëhet drejtësia për mbarë kur gjithë politika ecën në krahun e kundërt. Luajnë volejboll me Ramën që ta shtyjmë deri pas 3 muaj”, - tha ai. /BW

Të këshilluara

Sekuestrohen 5 tonë marihuanë në Serbi

Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marihuanë. Operacioni u zhvillua në fsh...

17:58

Tjetër rekord në çmimin e arit

Çmimi i arit ka shënuar një tjetër rekord. Vlera e metalit të çmuar ka arritur nivelin e 5 mijë e 600 dollarëve për onz të enjten. Ndërkohë vetëm tre ditë më...

18:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI