Flash

Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen?

Lapsi.al 29 January 2026
Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, përmend sërish Kosovën për të legjitimuar veprimet në Ukrainë, e po ashtu qëndrimin kundër Perëndimit që, sipas Moskës, përdor standarde të dyfishta.

Në një prononcim për mediat turke këtë të enjte, shefi i diplomacisë ruse tha se Perëndimi shpalli pavarësinë e Kosovës, duke u bazuar vetëm tek parimi i vetëvendosjes, duke fyer kësisoj popullin serb dhe historinë e tij. Ndërkohë, sipas tij, kjo e drejtë nuk ishte më e zbatueshme në Krime, gadishull të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014 nga Ukraina.

“Nuk pati referendum në të ashtuquajturën Kosovë: ata thjesht e shpallën të pavarur, duke fyer kështu popullin serb dhe historinë e tyre. Dhe kur një referendum u mbajt në Krime sipas të gjitha rregullave, Perëndimi deklaroi se e drejta për vetëvendosje nuk është e zbatueshme atje, sepse integriteti territorial është i zbatueshëm”, tha Lavrov.

Lavrov i referohet gjithashtu rastit të Groenlandës për të mbështetur qëndrimin e tij se Perëndimi përdor standarde të dyfishta: “Tani ia kemi bërë përsëri pyetjen Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe ekipit të tij: nëse është deklaruar publikisht se ai dhe udhëheqja e tij kolektive në OKB njohin të drejtën e popullit të Groenlandës për vetëvendosje, se është populli i Groenlandës ai që vendos për fatin e tij dhe jo dikush tjetër, atëherë a e njeh OKB-ja të njëjtën të drejtë për njerëzit e Donbasit, Novorossisë dhe, natyrisht, Krimesë?”.

Lavrov shkon më tej duke pretenduar se Beogradi garantonte të gjithë të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, ndërsa në Krime e Donbas, sipas tij, ukrainasit ndaluan gjithçka me ligj.

Të këshilluara

Sekuestrohen 5 tonë marihuanë në Serbi

Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marihuanë. Operacioni u zhvillua në fsh...

17:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI